Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dyert e Presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për diasporën e vendit.
Kjo vjen pas pritjes që presidentja Osmani bëri të enjten për mërgimtarët që erdhën në Kosovë nga anë e kënd botës.
“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, ka shkruar sot e para e vendit në rrjetet sociale.
Ndryshe, gjatë pritjes për mirëseardhje, Osmani tha se diaspora mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, duke shtuar se janë ata që ia zbardhin fytyrën vendit ngado që shkojnë.



Të tjera
Spanja mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin
Trafiku Urban pëson ndryshime në linja për shkak të lojës Kosovë – Turqi
Do të ndryshohet rregullorja për subvencionime, shprehim keqardhje për atë çfarë ndodhi me ekspozitën