Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në Kroaci me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviq.
Osmani e falënderoi Milanoviqin për ftesën.
Ajo potencoi mbështetjen e madhe që Kroacia ia ka dhënë Kosovës ndër vite.
E para e shtetit të Kosovës dhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu, do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka.
Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike.



Të tjera
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, konfiskohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro
Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje
Këshilla për të qënë të shëndetshëm në stinën e verës