Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.
Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ku komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Gjeneral Majori Özkan Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te Gjeneral Majori Enrico Barduani.
Këtë javë kryeministri Kurti e kishte mirëpritur komandantin e KFOR-it Ulutas edhe në një takim lamtumirës.
Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it.



Të tjera
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane