Dikur studentë të Universitetit të Prishtinës, e sot në krye të shtetit, Vjosa Osmani si presidente, e Albin Kurti si kryeministër në detyrë, pritet që të martën e 7 tetorit të nderohen me çmim nga UP-ja, “Alumni Nderi i UP-së”.
Nga Rektorati thonë se UP-ja, njërin ndër prioritetet e veta për fuqizim, rrjetëzim e ndërkombëtarizim, e ka edhe lidhjen me ish-studentët dhe të diplomuarit që kanë bërë emër e karrierë brenda e jashtë vendit.
Bëhet e ditur se në këtë ngjarje fjalim rasti do të mbajnë rektori i UP-së, Arben Hajrullahu si dhe dy zyrtarët e lartë shtetëror që do të nderohen me çmim nderi nga ky universitet, Osmani e Kurti, ceremoni e cila pritet të fillojë nga ora 13:00 në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare.



Të tjera
Shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve po shndërrohet në muze
Pse disa njerëz plaken më shpejt se të tjerët
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët