Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës.
Ai jashtë oborrit të Kuvendit u mirëprit edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës të cilët i uruan mirëseardhje.
Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.
Në pamjet që qarkulluan në rrjet shihet një moment kur presidentja Osmani e njofton Blair me djalin e heroit.
Afrim Bunjaku u vra në shtator nga grupe kriminale serbe, derisa ishte në krye të detyrës.



Të tjera
Ju “kërcasin” zorrët? 12 veprime për të parandaluar ose zbutur problemin
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D