Zhvillimet e fundit në vend e çështjet e sigurisë kanë qenë temë diskutimesh mes presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Për takimin që është zhvilluar një ditë më parë ka njoftuar sot Presidenca e Kosovës, që thonë se Osmani si shefe shteti ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë. Si gjithnjë, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, thuhet në njoftimin presidencial.



Të tjera
Një 25-vjeçare nga Kosova gjendet e vd*ekur në Tetovë
Më 9 nëntor në Pejë do të ndodhë kthesa historike
BDI nuk reformohet, e kanë humbur edhe shpresën për rikthim!