Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përcjell KosovaPost.
Presidenca thotë se, Osmani me kryemyftiun Tërnava diskutoi për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.
“Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G