Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në një takim që do të mbahet nesër, më 4 qershor 2025.
Qëllimi i takimit është zhvillimi i konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina.



Të tjera
Tre të lënduar nga ak*sidenti mes dy veturash në Vushtrri
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – flasin nga Specialja
Mos mbani kontakt me ishin, prish lidhjen e re