Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Osmani ka thënë se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu Osmani ka theksuar rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni kur keni dhimbje të forta barku?
Bujar Pllana bëhet zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë
“Camp Nou” po mbushet, rritet kapaciteti për ndeshjen e vikendi