Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur në zyrë skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Osmani ua dorëzoi flamurin e Republikës, e bindur se me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin, do të triumfojnë.
”Suksese dhe e lartësofshi flamurin e Republikës!” – shkroi e para e shtetit, në postimin që ia bashkëngjiti edhe një video.



Të tjera
Baza Ajrore e Incirlikut mbetet nën kontrollin e plotë të Türkiyes
Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin
ShBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas sulmeve në Lindjen e Mesme