Osmani ironizon në samitin BE-Ballkan: Serbia nuk na mungon

Sot në Bruksel po mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrëse është edhe Kosova, e cila po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas arritjes në kryeqendren evropiane, ajo pati edhe një deklarim për media.

Osmani heqjen e pjesshme të masave e quajti lajm të mirë, por tha se vendosja e tyre ishte e padrejtë.

E para e vendit foli edhe rreth mungesës së Serbisë në këtë Samit.

“Nuk e paskam vërejtur mungesën e tyre. E vetmja gjë që ka sjellur Serbia në këtë samit, ka qenë prezenca e një shteti që mbron interesat e Rusisë. Kështu që nuk do të na mungojë sonte në këtë samit”, theksoi ajo.