Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, transmeton KosovaPost.
“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Sipas saj, të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin.
Të tjera
Kurti dhe Abrashi në Prizren: Arsimi, ekonomia dhe turizmi në fokus
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë