Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të Berlin Global Dialogue.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale.
“Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezantuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës. Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale.
Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova