Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol të guximit dhe dashurisë për atdheun.
Osmani përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ka vizituar familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku është vendosur kurorë lulesh në nderim të Elfetes, e cila sipas saj, në moshën vetëm 16 vjeçare u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb.
Presidentja po ashtu ka nderuar kujtimin e vëllait të saj, Mentorit, i cili ra dëshmor në Betejën e Koshares në mars të vitit 1999.
“Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit. Kosova, sot është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzojnë përjetësisht!”, shkroi e para e shtetit.



Të tjera
Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi
Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE
Njihuni me simptomat që mund t’i keni pasi ta merrni vaksinën anti-Covid