Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin në 27- vjetorin e vrasjes.
Osmani theksoi se kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë.
“Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional. Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, tha mes të tjerash ajo.



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë