Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit

Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit

Ajo ka shpërndarë një video në të cilën dëgjohet në kor “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” , krijim ky i pëlqyer i asaj kohe i presidentit Rugova dhe i cili kishte qenë edhe në garë për himnin shtetëror.

Në këto pamje shihet presidentja krah familjes së ish-presidentit Rugova, ndërsa i janë bashkuar edhe shumë fotografi në kujtim të tij, me rastin e shënimit të kësaj dite.

Shefja e shtetit tha se sot ecin  hapave të tij, për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën u sakrifikuan breza.

“Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë. Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, ka shkruar Osmani.