Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e liderëve të Procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.
Në fjalën e saj, Osmani i ka quajtur masat të padrejta, duke theksuar se ato po ndikojnë negativisht tek populli i Kosovës.
Në një postim në Facebook, Osmani shprehu zhgënjimin e saj lidhur me qasjen e BE-së ndaj Kosovës.
“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri