Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmë në darkën shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran.
Në këtë ngjarje solemne, ku ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare, u ngrit dolli për miqësinë mes dy popujve dhe të ardhmen e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, transmeton Klankosova.tv.
“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.
Të tjera
Vr*itet një 40-vjeçar në Ferizaj, arr*estohet i dyshuari
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të