Situata e sigurisë në Kosovë ka qenë temë diskutimi mes presidentes së shtetit, Vjosa Osmani e shefit të NATO-s, Mark Rutte, përcjell KosovaPost.
Osmani, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.



Të tjera
Këto ushqime përmirësojnë disponimin tuaj
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës