Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Hungari, ka takuar kryetarin e Parlamentit László Kövér.
E para e vendit ka bërë të ditur se me kryeparlamentarin kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja shteteve.
Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë.
“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, ka shkruar presidentja



Të tjera
10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm
Izraeli shndërron Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në zonë ushtarake, ndalohet falja në Al-Aksa
Vera i bën mirë trurit