Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, transmeton KosovaPost.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren, dhe që incidentet e raportuara të jenë të bazuara në fakte të verifikuara dhe të konfirmuara edhe nga institucionet e sigurisë në Kosovë.
Presidentja diskutoi edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe adresimin e ndërhyrjeve ilegale nga Serbia, përfshirë presionin që ushtrohet nga Serbia ndaj qytetarëve serbë në Kosovë me qëllim të pengimit të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.
Tutje, Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi i institucioneve të Kosovës për paqe, stabilitet dhe gjithëpërfshirje mbetet i palëkundur.



Të tjera
Publikohet formacioni i javës të ndeshjeve të 1/8 së finales në Champions League
Si të përgatisni një supë të shpejtë që jua lehtëson stomakun
Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon