Osmani nga Washington, D.C.: Do të avancojmë përpjekjet për paqe dhe siguri

Osmani nga Washington, D.C.: Do të avancojmë përpjekjet për paqe dhe siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se me ftesë të presidentit Donald Trump ka arritur në Washington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet themelues.

Në postimin e saj në rrjetin social X, presidentja foli për bashkëpunimin me aleatët dhe liderët ndërkombëtarë në kuadër të këtij takimi.

“Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me liderë të tjerë nga mbarë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, ka shkruar ajo.

Sipas ftesës së publikuar, takimi inaugurues i Bordit të Paqes do të mbahet më 19 shkurt 2026, në orën 10:00, në Donald J. Trump U.S. Institute for Peace, në Washington, D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës.