Osmani njofton dërgimin e FSK në Shqipëri: Bashkë në çdo sfidë!

Osmani njofton dërgimin e FSK në Shqipëri: Bashkë në çdo sfidë!

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka njoftuar për dërgimin e FSK në Shqipëri.

Osmani ka treguar edhe arsyen e dërgimit.

Postimi i plotë:

Bashkë në çdo sfidë! 🇽🇰🇦🇱

Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj.

FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë.