Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa shpirtin e paepur të popullit të Kosovës nuk do të kishim liri. Sipas saj, kontribut të madh për liri kishte dhënë edhe ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Në ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole, e para e shtetit ka deklaruar se ish-senatorët gjatë vizitës në Prishtinë ishin tmerruar me sulmet brutale të regjimit të Slobodan Millosheviqit.
“34 vjet më parë kur delegacioni amerikan ishte në po këtë shesh, ku zëri i tyre kumbonte për liri. Regjimi brutal i Millosheviqit u mundonte të shtypte protestën por nuk e shtypi asnjëherë lirinë dhe pavarësinë. Të prirë nga senatori Bob Dolë në Prishtinë panë dhe evidentuan dhe u tmerruan nga protesta kundër Millosheviqit. Tani Kosova shtet demokratikë dhe ShBA-ja është këtu me ne. Thirrja jonë për drejtësi dhe liri u dëgjua atëherë dhe e vërteta jonë u realizua”.
“Natyrisht kjo histori as nuk do të nisej as nuk do të kishte sukses pa ikonën e tij presidentin historik të Ibrahim Rugovës. Faleminderit SHBA-së që edhe sot ndodhen me ne. Shtatorja e protestuesit Faik Rexhepi është dëshmia e gjallë, pa Amerikën dhe pa shpirtin e paepur të popullit të Kosovës nuk do të kishim liri. Bënë që kauza jonë për lirinë dhe pavarësinë bënë të marrim mbështetje. Nderojmë kujtimin e asaj vizite historike”, ka thënë Osmani.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës