Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është në komunikim me partitë politike dhe po shpreson që sa më shpejt të përmbyllet formimi i institucioneve të reja.
Pas publikimit të vendimit të Kushtetueses ku është konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar, e para e vendit e pyetur nga KosovaPress u shpreh më e rezervuar të komentoi, derisa tha se është në pritje të publikimit të aktgjykimit të plotë.
Gjykata Kushtetuese më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.
Vendimi i Kushtetueses është pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Osmani: Shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale
“Është ende vetëm njoftim. Në momentin që publikohet aktgjykimi i plotë iu thërrasim prapë…jemi në komunikim me parti vazhdimisht dhe do të jemi në të ardhmen. Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale”, tha ajo.
Këto komente ajo i bëri pasi Universiteti i Prishtinës e nderoi me çmimin “Alumni Nderi i UP-së.



Të tjera
Kortizoli ose hormoni i stresit, kur rritet dhe lidhja me ushqimet
Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Pep Guardiola thotë se City duhet të “përgatitet” për pasardhësin e tij