Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.
Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Siç njofton Zyra e Presidencës, Vjosa Osmani vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Reshje të shiut në Kosovë, policia bën thirrje për kujdes në trafik
Arrestohet 73-vjeçari në Zveçan, policia sekuestron armë dhe municion
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro