Presidentja e Vjosa Osmani ka pranuar letra urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Lartmadhëria e Tij, Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Lartësia e Tij Mbretërore, Mohammed bin Salman, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhet e tyre, ata përcollën urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duke shprehur dëshirën për shëndet, lumturi, progres dhe prosperitet të mëtejshëm për vendin, njofton Presidenca.
Tutje, theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, duke shprehur përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.



Të tjera
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë
Haradinaj: Procesi gjyqësor në Hagë përpjekje për kriminalizimin e historisë së Kosovës dhe udhëheqësve të saj!
Spahiu: BE pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK, sepse financuan 400 milionë euro për Gjykatën Speciale