Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përcjell KosovaPost.
“Gjatë takimit, kryesuesi Radoniqi e njoftoi presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Më tej bëhet e ditur se Osmani kërkoi proces të rregullt zgjedhor.
“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve”, përfundoi ajo.



Të tjera
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së
Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit