Osmani priti Ambasadorin e BE-së, pranoi Raportin për Kosovën

Osmani priti Ambasadorin e BE-së, pranoi Raportin për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi Raportin për Kosovën 2025 të Komisionit Evropian, transmeton KosovaPost.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi gjetjet e raportit, i cili vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, por gjithashtu evidenton sfidat që mbeten për t’u adresuar.

“Presidentja Osmani theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim që Kosova të vazhdojë me hapa të vendosur dhe në ballë të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

Ajo falënderoi Ambasadorin Orav për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe theksoi përkushtimin e popullit të Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky proces është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen në rajon.