Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se vizita e tyre në Kosovë është bërë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vend.
“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka deklaruar presidentja.
Ajo ka theksuar gjithashtu krenarinë për FSK-në: “Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”.



Të tjera
Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet
Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët
Profesionet që duken më tërheqëse për gjininë e kundërt