Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bërë të ditur se dje ka pritur në takim gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
“Me këtë rast, presidentja Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.
Gjithashtu bëhet e ditur se duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë.



Të tjera
Ushqimet që hani kanë ndikim të madh në lëkurën tuaj
Caktoni objektivat që punonjësit duhet të arrijnë
Jo ushqim pas orës 7 të mbrëmjes