Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.
Osmani tha se sakrifica e dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, janë udhërrëfyes për çdo ditë.
Ajo theksoi se dhënia e jetës së dëshmorëve është dëshmi për luftën e gjatë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
E para e vendit tha se “themelet më të forta të shtetit tonë qëndrojnë për shkak të sakrificës së dëshmorëve”.
Osmani: Udhërrëfyes e kemi sakrificën e dëshmorëve
“Sot është dita e dëshmorëve të rënë në komunën e Prishtinës, që koincidon edhe me shumë beteja që janë bërë në fshatrat përreth, të cilat do t’i përkujtojmë së bashku me familjarët e dëshmorëve dhe martirëve në Makoc edhe në Marec. Këtu në Velani prehen një numër i madh i dëshmorëve të cilët kanë dhënë jetën për Kosovën, që është edhe një dëshmi për luftën e gjatë, për lirinë, për pavarësinë dhe shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj, i përkujtojmë të gjithë me respektin më të thellë dhe çdo ditë udhërrëfyes e kemi pikërisht sakrificën që dhanë këta dëshmorë në tokën e Kosovës e cila është e larë më gjak. Duke mos harruar asnjëherë që themelet më të forta të shtetit tonë qëndrojnë edhe sot pikërisht për shkak të kësaj sakrifice”, tha Osmani.
Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani homazhe kanë bërë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeveritar.
Homazhe bënë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ish-komandantin e UÇK-së, Rrustem Mustafa dhe ish-luftëtarë të tjerë.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin