Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit

Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, Henning Otte.

Në takim, Presidentja theksoi mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe institucioneve të saj si, Bundestagu e Bundeswehri në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të procesit të tranzicionit dhjetëvjeçar.

Presidejtja Osmani meOtte, përveç tjerash, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes dy institucioneve tona të komisionerëve parlamentar te forcave tona respektive, me shkëmbimin e përvojave profesionale, gjithnjë në funksion të forcimit të mekanizmave të llogaridhënies dhe transparencë si dhe avancimin e standardeve demokratike në forcat e armatosura respektive.

Në vazhdim Presidentja Osmani, ritheksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Kosovës në paqe, siguri, zhvillim e integrim në NATO dhe BE.

Ajo rishprehu mirënjohjen e veçantë për të gjithë gratë e burrat ushtarakë të forcave të armatosura gjermane në KFOR e NALT që shërbyen e vazhdojnë të shërbejnë për paqen, sigurinë e stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi.

Në fund Presidentja Osmani tha se edhe me themelimin e institucionit të Komisionerit parlamentar të FSK-së, dëshmojmë se, rruga jonë drejt NATO-s është e bazuar në standard, përgjegjësi dhe vlera demokratike. FSK do të vazhdojë të zhvillohet e avancohet me përkushtim për të qenë shembull i një force mbrojtëse profesionale, etike, dhe të përgjegjshme plotësisht në zbatimin e misionit kushtetues dhe kompetencave ligjore të saj, theksoi Presidentja.