Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.
Ajo ka thënë se nën udhëheqjen e Papa Leonit shpreson që do të bëhen hapa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në Neë York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë. Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën.”



Të tjera
12 gabimet e prindërve që do t’u kushtojnë shtrenjtë kur fëmijët të rriten
Milani e siguron një transferim për janar, i do edhe tre të tjerë
Përfitimet e mira nga konsumimi i çajit të luleradhiqes çdo ditë