Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert Abela, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, përcjell KosovaPost.
Osmani tha se me Abelan folën mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit”, shkroi Osmani në Facebook.
E para e shtetit po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.



Të tjera
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore
Qëllimet strategjike të Izr@elit dhe SHBA-së janë të sinkronizuara