Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Presidentja ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, shkruan KosovaPost.
Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Në këtë frymë, u diskutua edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, ashtu siç ishte diskutuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë.



Të tjera
Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit
Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht
OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve