Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet politike

Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet politike

Zhvillimet e fundit politike në vend, kanë qenë temë e takimit mes presidentes, Vjosa Osmani e diplomatit italian, Maurizio Antonini, gjatë takimit që kanë pasur në Presidencë, transmeton KosovaPost.

Përveç kësaj, thuhet se të dy bashkë, presidentja e ambasadori italian kanë diskutuar edhe për aspekte në ndryshme të bashkëpunimit mes shteteve.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë”, thuhet në njoftim.

Presidenca thotë se, Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.