Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever.
Osmani tha se me De Wever folën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, teksa tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Belgjikën.
“Bashkë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për integrimin euroatlantik të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon, si dhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër qytetarëve tanë”, shkroi Osmani, transmeton KosovaPost.
Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt sot në Tiranë, Kosova u përfaqësua nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Të tjera
Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në
Katari aleat i shkëlqyer i SHBA, ki kujdes!
“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët