Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, me të cilin kanë biseduar për angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe siguri rajonale.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se kanë diskutuar edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë.
“Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, shkruan ajo.



Të tjera
Mediet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, sipas studimit
Këshilla për një gjumë të rehatshëm
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin