Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë domethënës për shkak të përvojës në ndërtimin e paqes. Osmani në një deklarim para gazetarëve tha se Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane.
“Kontributi i Republikës së Kosovës do të jetë domethënës për shkak të përvojës tonë në ndërtimin e paqes. Kosova është një prej sukseseve më të mëdha amerikane, një prej sukseseve më të mëdha të aleancës euroatlantike, pikërisht në ndërtimin e paqes, dhe besojmë që kemi çka të ofrojmë në aspektin e përvojës, në aspektin e perspektivës dhe në aspektin e vizionit në një iniciativë të tillë”, deklaroi e para e shtetit.
“Pra është një e arritur e jashtëzakonshme në kontekst të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe fuqizimit të aleancës tonë me SHBA”, deklaroi Osmani.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, shkroi Osmani kur tregoi për ftesën e Trumpit.



Të tjera
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë pranverë
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Paraja apo arsimimi e zgjasin jetën më shumë?