Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për ta pranuar çmimin e forumit M100 Sanssouci Colloquium.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se ky çmim i është dhënë Osmanit për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit si dhe për barazinë e të drejtat e grave.
“Nominimi i Presidentes Osmani është bërë nga juria e Forumit me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e jurisë dhe është liderja e parë nga Ballkani që nderohet me këtë çmim. Në njoftimin e bërë nga Juria, thuhet se Presidentes Osmani i është dhënë Çmimi M100, për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tutje, thuhet se ky çmim u jepet personalitetve që janë të përkushtuara për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, të drejave të njeriut dhe vlerave evropiane.
Ky forum ndërkombëtar udhëhiqet nga kryebashkiaku i qytetit të Potsdam-it Mike Schubert.
Deri tash me këtë çmim janë nderuar edhe personalitete të ndryshme evropiane, si: Hans-Dietrich Genscher, Bernard Kouchner, Mario Draghi, Vitali Klitschko, Alexei Naëalny, populli ukrainas dhe Lëvizja për Lirinë e Jetës së Grave Iraniane.
Të tjera
Bislimi në darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin
Dogana ndalon dhe asgjëson mbathje sportive të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
Njerëzit e fortë nuk hakmerren…