Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kthimit nga vizita në Shqipëri, është ndalur sot në komunën e Dragashit, ku ka zhvilluar takim me kryetarin Bexhet Xheladini dhe drejtues të tjerë lokalë, përcjell KosovaPost.
Osmani e ka cilësuar Dragashin si një komunë piktoreske me traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme, të cilat – sipas saj – po shndërrohen në potencial të fortë ekonomik.
“Kemi diskutuar për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë,” ka shkruar Presidentja.
Ajo ka falënderuar kryetarin Xheladini për mikpritjen, ashtu edhe anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët – siç theksoi – përfaqësojnë të gjitha komunitetet e Dragashit.
Vizita e Presidentes vjen në kohën kur në këtë komunë po zhvillohen projekte të ndryshme infrastrukturore dhe të turizmit malor, të cilat synojnë të rrisin zhvillimin lokal dhe të shfrytëzojnë resurset natyrore të Sharrit.



Të tjera
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës