Presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar sot familjen e Nënës Stanë Gashit në fshatin Peshter të Brusit, me rastin e festës së Pashkëve.
Në një postim në Facebook, Osmani ka kujtuar nderin që pati disa muaj më parë për ta dekoruar Nënën Stanë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Uroj që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe dashuri në çdo familje”, ka theksuar ajo.
Pashkët, të cilat shënohen si festa më e rëndësishme në kalendarin e krishterë, këtë vit përkojnë në të njëjtin fundjavë për të gjitha degët kryesore të krishterimit – katolikët, protestantët dhe ortodoksët – një përputhje e rrallë, pasi zakonisht ato festohen në data të ndryshme për shkak të dallimeve në kalendarët liturgjikë që ndjekin.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!