Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani tha se e themeluar nga Noli e Konica, “Vatra” u bë vatër e shqiptarëve të SHBA-së.
“Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci”, shkroi Osmani.
Tutje, ajo u shpreh e nderuar me vizitën në “Vatra” dhe anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Amerikë.



Të tjera
Dyshimet për manipulim votash, Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve
Këshilla për të qetësuar refluksin e ezofagut
Pesë persona arrestohen në Kaçanik, tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë