Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, e cila do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:00. Konferenca do të mbahet në ambientet e OVL-UÇK-së.
Ndryshe, mërgata shqiptare, në bashkëpunim me kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka paralajmëruar organizimin e një proteste tjetër në Hagë, me qëllim të shprehjes së mbështetjes ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara.
Protesta do të mbahet më 14 shtator 2025, duke filluar nga ora 14:00, përpara ndërtesës së Dhomave të Specializuara në Hagë, rasporton RTKlive.
Ky tubim është pjesë e një sërë protestash të vazhdueshme që kanë për qëllim të dëshmojnë përkushtimin e bashkatdhetarëve në diasporë për drejtësi dhe të kërkojnë një trajtim të drejtë e të paanshëm për ata që kontribuuan në luftën për çlirimin e Kosovës.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, veçanërisht në mërgatë, që t’u bashkohen kësaj proteste paqësore dhe dinjitoze, për të shprehur solidaritetin e tyre me vlerat e luftës çlirimtare dhe me ish-luftëtarët që ndodhen në përballje gjyqësore.
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku