Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, raporton Kosova Post.
OVL e UÇK-së ka falënderuar shtetin turk dhe ambasadorin për gatishmërinë, respektin dhe dëgjimin e sinqertë, duke kërkuar që Turqia të shërbejë si garanci për drejtësi dhe transparencë në proceset e Gjykatës Speciale.
Organizata ka theksuar miqësinë e gjatë mes dy popujve dhe ka shprehur besimin se kjo marrëdhënie do të vazhdojë të forcohet.



Të tjera
Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet
Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit
Këto janë pijet ideale për të humbur peshë