Në një konferencë për media të mbajtur sot, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se më 28 gusht i janë drejtuar me kërkesë zyrtare për shkarkimin e tij të gjitha grupeve parlamentare, përveç Listës Serbe.
“I kemi dërguar letër të gjitha partive parlamentare si Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe partive të komuniteteve joshumicë. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë përgjigje,” tha Gucati.
Ai theksoi se nëse në seancën e parë të ardhshme parlamentare nuk merret vendim për shkarkimin e Bashës, OVL-UÇK do të ndërmarrë masa të tjera.
“Ju e dini pse po e kërkojmë shkarkimin e tij. Dimal Basha ka ai ka bërë një botim shkencor bashkërisht me një autore maqedonase, Jana Arsovska, e cila ka bërë akuza të rënda dhe të pavërteta ndaj UÇK-së, duke e lidhur atë me aktivitete kriminale dhe drogë gjatë luftës. Kjo është një pavërtetë dhe një gënjeshtër shumë e madhe,” u shpreh Gucati.
Ai paralajmëroi se në rast të mosveprimit nga partitë politike, OVL-UÇK do të organizojë protesta.
“Rruga nuk është opsioni ynë i parë, por nëse Parlamenti nuk vepron, do të detyrohemi të dalim në protesta. Për datën dhe orën e protestës do të njoftojmë pas kthimit nga Haga, pasi e kemi një protestë edhe atje”, shtoi ai.
Të tjera
Zvicra shënon golin e dytë, Kosova në krizë
Filloi ndeshja Zvicër – Kosovë
Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut