Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) do të mbajë një konferencë për media sot, në orën 12:00, në ambientet e Hotel “Tirana”, në kryeqytetin e Shqipërisë.
Detajet rreth temës që do të trajtohet në këtë konferencë nuk janë bërë publike paraprakisht.
Megjithatë, kjo ngjarje vjen në një kohë kur rrugët e Tiranës janë mbushur me billborde dhe pankarta mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së, që po përballen me gjykimin në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Nëpër qytet, kanë dominuar thirrjet “Liri për çlirimtarët”, të shoqëruara me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Këto veprime simbolike janë parë si pjesë e një fushate në mbështetje të ish-krerëve të luftës, të cilët përkrahësit e tyre i konsiderojnë si çlirimtarë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim.



Të tjera
Me kohë e në vendin e duhur do t’i shpalosi të gjitha
Festë në detyrë për sigurinë e vendit, Osmani falënderon FSK-në dhe Policinë
2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta (VIDEO)