Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka thënë se viti 2025 do të mbahet mend si vit që shumica e tij humbi duke u përpjekur t’i bëjë institucionet, tek është prezantuar para deputetëve duke kërkuar votën për formimin e qeverisë që synon ta udhëheqë.
Ai ka thënë se në veri të vendit janë luftuar me sukses strukturat e Serbisë të lidhura më krimin dhe kontrabandën.
Konjufca tha se në planin ndërkombëtar gjatë këtij mandati u mundësua lëvizja pa viza dhe erdhën edhe tri njohje.
“Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka sigurt thellimin e krizës aktuale”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak
Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme anti-muslimane duhet të adresohen
Pas rënies së intensitetit të shiut, situata nën kontroll