Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është ftuar si folëse në një konferencë të nivelit të lartë që do të mbahet në Nju Jork gjatë muajit korrik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli njoftoi se së fundmi ka zhvilluar një takim me Dr. Nabhit Kapur, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm për Ujin dhe Kanalizimin në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
“Ai më ftoi që në korrik të marr pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin në Nju Jork. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos tani kur mbrojtja dhe menaxhimi i ujit, si dhe investimet në diga dhe liqene akumuluese, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti”, ka shkruar ajo në facebook. Sipas saj, nga kjo bisedë ka ardhur edhe ftesa zyrtare për të marrë pjesë si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë Politik për Ujin.



Të tjera
Starmer thotë se Trump ‘gaboi’ që kër*cënoi civilët iranianë
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë premton bashkëpunim me BE-në dhe fokus në reforma
I jashtëzakonshmi Vedat Muriqi: Ia thyen rekordin Samuel Eto’o për më së shumti gola në histori të Mallorcas